Pas lajmërimit se Big Brother Vip do të startojë në filimin e vitit 2024, kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.
Ditën e djeshme në media u aludua se një ndër personazhet që do jetë pjesë e edicionet të tretë të “reality show” ishte Egli Tako, Olsi Bylyku ose të dy së bashku.
Të ftuar ditën e djeshme në “Shqipëria Live” me Arjon Muça kanë qenë të ftuar Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat e përfolur që do të jenë pjesë.
Liesa: O do futet Olsi o Egli.
Arjoni: Mund të hyjnë të dy.
Andi: Nuk mendoj se do futen të dy në një kohë sepse nuk kanë dhënë idenë që janë ndarë në mënyrë të paqtë me njëri-tjetrin
Lidhur me këto aludime që qarkulluan në media, Egli ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, duke e përshkruar këtë situatë si një telenovelë indiane.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku shihet brenda në makinë dhe bashkangjitur shkruan: “Po, po. Yhyyyy Telenovela indiane”.
Diskutime rreth kësaj post