Lajmi për shëndetin e djalit të tyre, është pak të thuash se i ka lënduar thellë, por ekografia u ka dhënë një ngushëllim: së paku, binjakët e tyre i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, sado që të zgjasë.
Prindërit u dëshpëruan pasi mësuan se njëri prej binjakëve që presin, mund të mos mbijetojë. Por pamjet nga ekografia, ku duket se motra i mban dorën vëllait të saj binjak i cili është në rrezik për jetën, i ka lënë ata pa fjalë.
Mjekët e qendrës spitalore në Kansas nuk kanë shpresë se ai mund të mbijetojë. Ata kanë zbuluar se fetusi ka një vrimë në zemër dhe anormalitete në zhvillimin e trurit. ‘E vetmja mundësi shpëtimi do të ishte një operacion në zemër, por gjendja e trurit të tij nuk na e lejon këtë’, shprehet njëri prej specialistëve.
Çifti amerikan kanë edhe 2 fëmijë të tjerë së bashku. Lajmi për shëndetin e djalit të tyre, është pak të thuash se i ka lënduar thellë, por ekografia u ka dhënë një ngushëllim: së paku, binjakët e tyre i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, sado që të zgjasë:
‘E dimë se së paku, na mbetet një kujtim i tyre së bashku, që do të zgjasë përgjithnjë. Kjo është diçka shumë domethënëse, ka rrëfyer nëna, Brittani. Nëse fetusi arrin të mbijetojë, mjekët do t’i sjellin binjakët në jetë përmes një prerjeje çezariane. E nëse ai nuk ia del, prindërit e dinë se së paku, ai do të ketë të motrën pranë deri në momentet e fundit:
‘Ajo është e vetmja që mundet vërtet t’i qëndrojë pranë atij në këto momente. Është ngushëlluese të dish se nëse ai ndërron jetë, nuk do të jetë vetëm’
Diskutime rreth kësaj post