Anglezët kërkojnë që dita e hënë të jetë pushim për të festuar fitoren. Verrati dhe Kelini të përmbajtur për përballjen e së dielës me anglezët, E diela do të përcaktojë fituesin e Kampionatit Europian. Të gjithë sportdashësit në fundjavë presin të shijojnë një super spektakël në përballjen mes Anglisë dhe Italisë. Padyshim prite të jetë një super ndeshje, kjo pasi asnjëherë nuk kemi pasur një finale Angli-Itali. Anglezët janë të motivuar, pasi presin që të çojnë për herë të parë trofeun në shtëpi, ndërsa italianët kanë përvojën me vete. “Tre Luanët” u kualifikuan në finale të Kampionatit Evropian pas 55 vjetësh pritjeje. Pas 55 vjetësh pritjeje, anglezët e prekën finalen e “Euro 2020” pas fitores që e regjistruan ndaj Danimarkës mbrëmë.
Ata ishin afër, duke shkuar deri në gjysmëfinale edhe në Botërorët 1990 e 2018, por kishin humbur në penallti. Sidoqoftë, epoka e të rinjve të Anglisë e tregoi veten në këtë Evropian. Ata i fituan gjashtë ndeshje dhe tani e shohin veten para sfidës kryesore, ndaj Italisë të dielën në “Uembley”. Madje, anglezët nuk kishin pësuar asnjë gol deri në ndeshjen me Danimarkën. Ata eliminuan më herët Gjermaninë e në çerekfinale Ukrainën.
Në fazën e grupeve mundën Kroacinë dhe Republikën Çeke dhe barazuan me Skocinë. Në Angli ka nisur që tani festa. Britanikët kanë nisur një peticion dhe kërkojnë që e hëna të shpallet ditë pushimi në mënyrë që të festohet fitorja e Anglisë. “Kjo është hera e parë që ne jemi në finale të Kampionatit Europian”, tha Gary Neville, ish-trajner anglez për ITV. “Ne përjetuam dhimbje, zhgënjim dhe tani jemi në finale. Kjo është një Festë kombëtare, shijojeni” shtoi ai.
Por ndryshe nga anglezët, italianët janë me këmbë në tokë. Marco Verrati ka folur dje për mediat, duke deklaruar se Anglia është një ekip i fortë dhe Italia e ka të qartë këtë. “Jam shumë i lumtur që do të përballemi me një ekip si Anglia në një stadium prestigjioz si Uembley. Do të jetë ndeshje historike. Anglia është skuadër shumë e fortë fizikisht, me lojtar me teknik të mirë. Ata gjithashtu do të luajnë në shtëpi, në stadiumin që e njohin shumë mirë. Kanë ekip të balancuar, duke mos harruar faktin se kanë pranuar vetëm një gol në këtë Kampionat Evropian”, tha ai. Lidhur me finalen ka folur edhe Giorgio Chiellini. Ai ka thënë se në ndeshjet e para të “Euro 2020”, e dinte se Anglia do të shkonte shumë larg. “Menjëherë kam menduar se Anglia do të jetë kandidat serioz për të fituar… mund të mos duket në shikim të parë, por janë të vështirë për t’u mposhtur. Unë kisha parashikuar se ata do të arrinin deri në finale të Euros, pasi edhe do t’i luanin 6 prej 7 ndeshjeve në shtëpi”, u shpreh kapiteni i Italisë.
Diskutime rreth kësaj post