Ka ndryshuar sërish çmimi i karburanteve në vend, me vendim të Bordit të Transparencës. Kështu është caktuar çmimi i ri i naftës me një ulje prej 2 lekësh me pakicë, duke e çuar çmimin në 196 lekë për litër.
Benzina me pakicë do të tregtohet me se 175 lekë/litri, dhe gazi me 69 lekë për litër.
Vendim i Bordit të Transparencës 09.12.2022:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 9 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 08.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 677, -42 nga data 06.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 797, -22 nga data 06.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 111. 44 (+0.04 nga data 06.12.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 09 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Diskutime rreth kësaj post