Moti këtë fundjavë në vendin tonë pritet të jetë me kthjellime dhe temperatura të larta deri në 39 gradë Celsius.
Termometri do të shënojë pikun në qytetin e Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.
Sipas meteorologes, Lajda Porja bregdeti do të jetë më i freskët, me temperatura 34-35 gradë.
Ndryshe do të jetë në zonat veri-verilindore Bajram Curri, Kukës dhe Has, të cilat do të jenë me rrebeshe shiu. Shpejtësia e erës do të jetë problematike në bregdetin e Jonit, ku do të ketë një det me dallgë.
Diskutime rreth kësaj post