Mediat angleze pretendojnë se UEFA-ja ka bërë një skandal të madh në zgjedhjen e formacionit të vitit, në Evropë. Në vend të formacionit 4-3-3, UEFA-ja vendosi të bënte formacionin 4-2-4 që nuk përdoret shumë në futboll.
Kjo do të thoshte se Lionel Messi , Cristiano Ronaldo, Sadio Mane dhe Robert Lewandowski u rreshtuan në vijën e fundit.
Sipas “Daily Mail”-it , UEFA-ja ndryshoi formacionin në minutën e fundit për t’u përfshirë Ronaldo.
Portugezi mori më pak vota sesa Messi, Mane dhe Lewandowski në kategorinë e sulmuesve dhe mbeti jashtë ekipit.
Kjo zemëroi zyrtarët e UEFA-së për popullaritetin e Ronaldos, kështu që data fillestare e zbulimit të ekipit u vonua për një javë për të manovruar me 35-vjeçarin në formacion.
Njeriu i pafat si gjithmonë është N’Golo Kante, me francezin të votuar menjëherë pas De Jongu dhe De Bruyne.
Nëse formacioni do të përfshinte tre mesfushorë, atëherë, ylli i Chelseas do të ishte në njëmbëdhjetshe.
Diskutime rreth kësaj post