Eraldo Musteqja është 26 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit ditën e sotme për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). Mësohet se 26 vjeçarin është kushëri me këngëtarin e njohur.
Ky lajm është konfirmuar së fundmi nga vetë Noizy, i cilu ka publikuar në rrjete sociale një foto të Eraldos. Reperi ka thënë se ai është rritur nga familja e tij, por më vonë ka ndryshuar fe duke u bërë besimtar ekstremist. Sipas Nozyt, Eraldo i ka vënë zjarrin lokalit të tij sepse mendon se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime që në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.
Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”, ka shkruar Noizy.
Diskutime rreth kësaj post