Ndryshimi i pronësisë së automjeteve, hyjnë në fuqi rregullat e reja
TIRANE, 4 Mars
Ndryshimi i pronësisë së automjeteve tashmë do t’u nënshtrohet procedurave të veçanta të përcaktuara përmes një udhëzimi të qeverisë. Udhëzimi, i cili është botuar në fletoren zyrtare dhe automatikisht ka hyrë në fuqi, është pjesë e masave kundër informalitetit në sektorin e transportit rrugor.
Qëllimi i këtij udhëzimi është të krijojë kuadrin e nevojshëm normativ për përcaktimin e procedurave, kompetencave, kritereve dhe dokumentacionit për ndryshimin e pronësisë së mjeteve rrugore dhe përditësimin e lejes së qarkullimit të tyre, në mënyrë që të garantohet evidentimi i saktë i pronësisë mbi këto mjete.
Përmes tij specifikohen dokumentet që duhet të dorëzohen te noteri dhe ato që duhen dorëzuar në drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor. Kur automjeti kalon te personi i ri me vendbanim në të njëjtin rreth me pronarin e mëparshëm kërkohen pesë dokumente; çertifikata e pronësisë; leja e qarkullimit; kontrata e shitblerjes; ertifikata e lindjes me fotografi; vërtetimi i vendbanimit.
Procedurat kryhen brenda ditës dhe për këtë shërbim tarifa e shërbimit për lejen e qarkullimit është 600 lekë. Kësaj tarife i shtohet edhe vlera 2% e kalimit të pronësisë. Në rastin kur automjeti kalon nga një prefekturë në një tjetër, kërkohen po ato dokumente që janë përshkruar më sipër. Por, ndryshimi është se qytetari duhet të paraqitet vetë së bashku me makinën e tij për të dorëzuar dokumentet. Për këtë kërkohet edhe leja provizore e qarkullimit dhe fleta e çregjistrimit të makinës. Afati i kryerjes së shërbimit është brenda ditës dhe tarifa e shërbimit është vetëm 600 lekë.
Diskutime rreth kësaj post