Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë disa ndryshime sa i përket strukturave dhe drejtuesve politikë të qarqeve. Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtuesi i PS në qarkun e Shkodrës, por drejtimi do i kalojë Valdrin Pjetrit, kandidati socialist i shpallur fitues në votimet e 30 qershorit në kryeqendrën e veriut.
Tjetër lëvizje është edhe ajo në qarkun e Lezhës, ku Sandër Lleshaj i merr drejtimin Lindita Nikollës.
Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do të marrin drejtimin e qarkut të Tiranës, duke zëvendësuar Blerina Gjylametin.
Në qarqet e tjera nuk do të ketë ndryshime.
Ndryshimet në sekretariate:
Sekretar për koordinimin me Rininë – Gent Cakaj.
Sekretar për koordinimin e Këshillave – Ilir Beqja.
Sekretare për ‘Partinë online’ – Blerina Gjylameti.
Sekretare për Burimet Njerëzore – Lindita Nikolla.
Sekretar për Koordinimin dhe Organizimin – Arben Pëllumbi.
Diskutime rreth kësaj post