Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do të votohen këtë të enjte. Burime kanë bërë me dije se nuk do të kalojë këtë javë në Kuvend.
Sipas maxhorancës, grupi i punës kërkon më shumë kohë. Kështu që Komisioni i Ligjeve nuk do të ketë seancë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Tërheqja nga data e paracaktuar në kalendar vjen pas qëndrimeve të ambasadores Yuri Kim, e cila i bëri thirrje palëve që ti qëndrojnë marrëveshjes së 5 Qershorit. Grupi i punës kërkon më shumë kohë ndaj nuk do të ketë një seancë tjetër për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Diskutime rreth kësaj post