Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi ndryshimet e fundit në qeverinë Rama 2. Në emisionin “Open”, Salianji e cilësoi largimin e Gent Cakaj nga posti i Ministrit të Jashtëm si një lëvizje për të zhvendosur vëmendjen.
Më tej, Salianji nuk kurseu as sulmet drejt qeverisë, të cilat i konsideroi këto ndryshime si “riciklim të korruptuarish”.
“Për shumëkënd Gent Cakaj nuk ekzistonte dhe sot shkarkohet Edi Rama si Ministër, Cakaj do mbete si ushtruesi i detyrës pa u bërë kurrë ministër. Veç dështimeve në poetikën e jashtme, do mbahet mend si Ministri që pati akuza nga Presidenti si abuzim dh qasje në dokumentet sekrete, ndërsa nuk kishte marrë dakordësinë nga institucioni që jep certifikatën e sigurisë. Ishte qesharak, ndërsa sot deklaroi që ndër sukseset e tij është dhe hapja e negociatave, që ka 7 vjet që thuhet, por nuk ka hapje negociatash as sot. I vetmi sukses nëse mund t quaj është përdorimi nga Rama për sulmet ndaj ish-ministrit të Jashtëm, për të diskredituar paraardhësin e vet. Në gjithë filozofinë e vet, ky nuk u bë kurrë ministër, për shkak të profilit më të ulët, ky u kthye në personazhin më qesharak në këtë periudhë. Këto lëvizje janë zhvendosje vëmendje, për qytetarët nuk ka asnjë të re, kemi riciklim të korruptuarish, bëhen vetëm për llogari të Ramës”, tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post