Ndryshimet në mukozë, dhëmbë ose gjuhë mund të jenë shenja paralajmëruese për sëmundje serioze. Se si mund ti vërejmë shenjat që paraqiten ju ftojmë ti lexoni më poshtë në detaje.
Era e keqe nga goja
Ndoshta bëhet fjalë për halitozën, e cila mund të jetë pasojë e shumë faktorëve, madje edhe e diabetit të padiagnostikuar. Në mesin e shkaktarëve të tjerë është edhe etja kronike ose lodhja kronike. Bëhuni gati për një kontrollim sistematik.
Goja e thatë
Ndoshta e keni sindromën e Sjogrenovit, sëmundjen autoimune, për shkak të së cilës organizmi nuk prodhon pështymë ose lot të mjaftueshëm. Duke pasur parasysh që pështyma është e rëndësishme për mirëmbajtje të dhëmbëve, ënjtë e rëndësishme që përveç oftamologut, i cili është ekspert për këtë problem, të vizitohet edhe dentisti. Nuk ekziston ndonjë ilaç, por ekzistojnë mjete, të cilat i reduktojnë problemet.
Shija e metalit
Nëse zgjat më shumë se një ose dy, ditë ka gjasa të bëhet fjalë për mungesë të zinkut, i cili e nxit rritjen e sythave të shijes në gjuhë. Një analizë e thjeshtë e gjakut do të zbulojë se për çfarë bëhet fjalë. Guaskat, mishi i kuq dhe mishi i shpezëve janë burime të mira të zinkut.
Gungat e imëta në gjuhë
Zakonisht zhduken vetë për një javë, ndërsa disa ekspertë mendojnë se një gjë e tillë është një reagim ndaj ushqimit me shumë erëza. Megjithatë, nëse nuk zhduket dhe ato bëhen më të mëdha, kjo mund të jetë një shenjë e ndonjë sëmundjeje serioze, siç është kanceri oral.
Ngjyra e çuditshme e gjuhës
Gjuha, e cila për një kohë të shkurtër ka ngjyrë të kafesë ose të zezë, mund të jetë pasojë e konsumimit të duhanit ose kafesë. Por, gjuha e bardhë ose e verdhë, e cila përcillet me kruajtje ose ndjeshmëri, mund të jetë shenjë e infektimit me baktere. Ilaçet do m zgjidhin shpejt problemin.
Dhëmbët e tejdukshëm
Ndoshta ju mundon kthimi i thartirës nga lukthi. Me kalimin e kohës, thartira mund ta gërryejë shtresën shkëlqyese të dhëmbëve. Vizitojeni gastroenterologun dhe dentistin.
Dhëmbët e dëmtuar
Ndoshta ju mundon bruksizmi ose kërcëllimi i dhëmbëve. Kjo është pasojë e stresit shumë të madh. Mësoni që të relaksoheni dhe e blini një mbrojtës të dhëmbëve, që do ta përdorni gjatë kohës së fjetjes.
Mishi i zbehur i dhëmbëve
Mund të bëhet fjalë për aneminë. Nëse e rritni konsumimin e ushqimit të pasur me hekur kjo gjë mund të përmirësohet, por, megjithatë, kontaktoni me mjekun, sepse një gjë e tillë mund të jetë simptomë edhe e sëmundjeve të tjera.
Tërheqja e mishit të dhëmbëve
Ndoshta e keni paradentozën, e cila është pasojë e higjienës së dobët orale. Paradentoza është e rrezikshme sepse përveçqë sjell deri te rënia e dhëmbëve, bakteret hyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe mund të dëmtojnë organin vital siç është zemra. Pastrojini dhëmbët rregullisht, si ,dhe përdoreni perin për dhëmbë.
Diskutime rreth kësaj post