Pedagogu i Gazetarisë Mark Marku komentoi ndryshimet e fundit kushtetuese në Shqipëri. Ai shprehet se Partia Socialiste nuk është më forcë e parë. Sipas tij këto ndryshime nuk do e dëmtojnë opozitën. Sipas tij Rama është i humbur në zgjedhje.
“Është një precedent shumë i rrezikshëm. E para sepse parlamenti është i paligjshëm. E dyta sepse ndryshimet kushtetuese u miratuan pa konsensusin e forcave politike më të rëndësishme në Shqipëri. E treta sepse po bëhen ndryshime kushtetuese shumë pranë zgjedhjeve. Sigurisht që kjo është bërë për të dëmtuar opozitën, por ndryshe nga sa mendojnë shumë individë, unë mendoj që këto ndryshime nuk e dëmtojnë opozitën.
Unë jam i bindur, pasi PS nuk është parti e parë. Po të ishte parti e parë, nuk do manipulonte zgjedhjet e 2017-ës. Nuk do kishte një numër të ulët votuesish në zgjedhjet e vjetshme, 12-13 përqind. Dhe nëse do ishte forcë e parë pse duhet t’i bënte këto ndryshime. Kjo është më shumë një shenjë degradimi e Ramës. Rama është në minorancë për shkak të korrupsionit të madh, për shkak se shqiptarët po ikin nga Shqipëria”, shprehet Mark Marku.
Diskutime rreth kësaj post