Dialogu mes palëve politike duket se do të vijojë, dhe analisti Redi Varaku ndan bindjen se përkundër ndalimit të koalicioneve, opozita e bashkuar do të gjejë formula që do ti japin asaj fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
“Opozita është e detyruar të tregojë gatishmërinë në lidhje me zgjidhjen e kësaj krize. Edhe me ndryshimet kushtetuese opozita i ka sërish mundësitë përmes formulave të ndryshme elektorale që të drejtojë Shqipërinë dhe ta mundë fort këtë Kryeministër. Ka formula pa fund që i japin shanse të mëdha opozitës së bashkuar”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post