Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama mbylli etapën dy mujore të llogaridhënies me qytetarët anembanë vendit.
“…Nëse do të jetë e nevojshme, në qeveri në shtator duhet të ndryshojmë, cilat ministra, ministri apo sektorë nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregojë shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin. Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë”, u shpreh Rama para këtij turi.
Nëse do t’i referohemi këtij premtimi public, kryeministri Edi Rama ka dalë me vendime të qarta për punën e gjithësecilit në qeveri.
Sot ai shtyu punimet e Asamblesë Kombëtare për në shtator, një strukturë ku zyrtarisht kalojnë edhe emrat e kabinetit të tij qeveritar në rast ndryshimesh.
Edi Rama i la përgjigjet në fillim të vjeshtës për punën e anetarëve të qeverisë, ndërsa kryetari I grupit parlamentar I PS-së, Taulant Balla kërkoi edhe më shumë. Në cv-në e gjithësecilit duhet të futet edhe prania e tyre në Kuvend dhe marrëdhënia që ata kanë krijuar me llogaridhenien në komisionet parlamentare. Shpesh herë është kritikuar mungesa e ministrave nëpër komisione sa herë që këta të fundit janë kërkuar jo vetëm nga PD-ja por edhe PS-ja.
Gjithcka është në diskutim. Ai që do ta shohë gotën gjysëm bosh apo gjysëm plot të kësaj situate do të jetë vetëm Rama…
Diskutime rreth kësaj post