Analisti Mentor Nazarko ka komentuar largimet që pritet të bëhen nga kabineti qeveritar përpara zgjedhjeve të vitit 2021. E para e cila ka konfirmuar largimin nga posti, dhe mospërfshirjen në fushatë ka qenë ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila u shpreh se do të rikthehet për të vazhduar jetën e saj në Kosovë.
Gjithashtu ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se posti që mban nuk është i përjetshëm duke nënkuptuar një largim të mundshëm nga detyra.
Sipas tij Ramës i pëlqen të bëjë zhurmë, lëvizje, që të largojë vëmendjen nga një vend tjetër.
“Lëvizja gjithçka, qëllimi asgjë. Mendoj që është në ato lëvizjet klasike, që ushqehet nga vetë Rama për të dhënë idenë e ndryshimeve, për të dhënë idenë që përveç tij që është i pandryshueshëm të tjerët janë. Duke reflektuar edhe ndryshimet e opinionit publik ndaj kandidatëve, Rama ka shpikur mekanizmin. Në një farë mënyrë mblidhen opinione e sondazhe, mbi atij mekanizmi ai bën lëvizje për të reflektuar sinusoizmin.
Natyrisht, për një politikan si ai që po bën vitin e 8-të si kryeministër, dhe ndokush nga ata që është kritik i tij, është viti i 23-të në politikë, skema të tilla janë të kolauduara, të perfeksionuara. Njëkohësisht ai sheh skemat. Nuk di cilat janë emrat, po flitet që do të ketë në Asamblenë e radhës. Jam kurioz të shoh emrat, nëse ndryshojnë. Edhe nëse nuk ndryshojnë është gjetje propagandistike”, tha ai për News24.
Diskutime rreth kësaj post