Pas ndryshimit të kreut të organit të akuzes në Tiranë disa ditë më parë, ndryshimet kanë përfshirë edhe drejtues të tjerë brenda kësaj prokurorie.
Mësohet se Valentin Preçi dhe Kaso Berberi, komandohen shefa seksionesh në këtë prokurori.
Valentin Preçi komandohet shef i seksionit kundër pronës, kurse Kaso Berberi komandohet shef i ekzekutimeve të vendimeve penale.
Të dy këta emra vijnë nga brenda prokurorisë së Tiranës.
Në fillim të kësaj jave, me urdhër të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, iu ndërpre komandimi drejtuesit të organit të akuzës në Tiranë Petrit Fusha dhe në vend të tij u caktua prokurori Dritan Rreshka.
Diskutime rreth kësaj post