Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një komunikim me mediat, për ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë ka paralajmëruar se duke nisur nga kjo javë do nisë një reformë në Policinë e Shtetit, me ndryshime në kupolën drejtuese, të titullarëve në nivel qarku apo çdo Komisariat.
Por mesa duket, kanë nisur lëvizjet edhe në Ministrinë e Brendshme.
Mësohet se është liruar nga detyra Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari. Në vend të saj është komanduar njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.
Nuk dihen ende motivet e largimit të Naqellarit nga kjo detyrë. Ajo drejtonte Agjencinë prej tre vitesh.
Diskutime rreth kësaj post