Paralajmërimit të përfaqësuesve të mazhorancës se mund të ketë ndryshime në Kushtetutë, lideri demokrat Basha i është përgjigjur se nëse ndodh do të ketë përballje mbarëkombëtare me një grupimin popullor më të madh në histori sipas tij.
“Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo ndryshimet Kushtetuese për t’i dhënë kompetencat e tjera Kushtetuese vërtetojnë faktin se Rama për pushtet është gati të bëjë gjithçka, por harron që do ketë përballë një numër të madh në histori të shqiptarëve për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Basha.
Sa i përket thirrjes së presidentit për referendum Basha tha se ishte plotësisht dakord duke theksuar se kjo është një nga 5 pikat e programit të PD-së për nxjerrjen e vendit nga kriza.
“Patjetër që mbështesim referendumi, është një nga 5 pikat e PD-së. Unë jam angazhuar tash dy vjet e gjysmë, një mekanizëm i demokracisë direkte“, tha Basha.
Tubimin e paralajmëruar nga Presidenti Meta në 8 dhjetor, kreu i opozitës e mbështeti duke thënë se mirëpret çdo kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Presidenti ka lajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, Do ishte këshilla ime për të gjithë përfaqësuesit të komunikojnë me qytetarët. Mirëpres çdo kontakt të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, tha Basha. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post