Asambleja e Partisë Socialiste zgjodhi si nënkryetar të saj Bashkim Finon, ndërsa kooptoi në Kryesinë e kësaj force politike deputetët Ulsi Manja dhe Ermonela Felajn.
Asambleja bëri edhe disa ndryshime në Sekretariatin e Partisë Socialiste, duke caktuar Senida Mesin te Burimet Njerëzore, Arben Pëllumbin Sekretar për Organizimin, Blerina Gjylameti konfirmohet si Sekretare për Koordinimin Elektoral, Ilir Beqja kalon nga koordinator për programin në Sekretar Digjital, Laert Dura Sekretar për Diasporën, Elisa Spiropali për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat, Teuta Vodo konfirmohet si Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Alfred Peza kalon nga Sekretar Digjital te Shoqëria Civile dhe Mediat, ndërsa Bledi Çuçi konfirmohet Sekretar për Çështjet Zgjedhore.
Disa prej emrave që përbëjnë sekretariatin e ri të Partisë Socialiste ishin edhe më parë pjesë e kësaj strukture, ndonëse me detyra të tjera apo të ngjashme. Me ndryshimet e fundit, dy anëtarë të Sekretariatit të vjetër largohen nga ky forum i PS-së: bëhet fjalë për Musa Ulqinin, që mbante funksionin e Sekretarit për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin. Detyrat e tij janë ndarë mes Senida Mesit dhe Elisa Spiropalit.
Gjithashtu, largohet edhe Sekretari për Emigracionin, Stefan Cipa, detyrat e të cilit merren nga Sekretari i ri për Diasporën, Laert Dura.
Diskutime rreth kësaj post