Temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme dhe në male kanë nisur reshjet e dëborës. Në një njoftim nga Shërbimi Metorologjik Ushtarak bëhet me dije se reshjet e dëborës do të bien në lartësinë mbi 800 metër nga niveli i detit.
SHMU shton më tej se temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta e ato bregdetare.
“Për ditën e premte pritet mot relativisht i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Gjatë momenteve të zhvillimit të vranësirave do të gjenerohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në veriperëndim dhe jug deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulëta e ato bregdetare”, shkruan Shërbimi Metrologjik Ushtarak.
Diskutime rreth kësaj post