Spartak Ngjela, avokati i njohur për deklaratat e forta politike, sot ka zgjedhur të bëjë një koment filozofik larg kësaj fushe. Ngjela referuar Dekartit e quan mendimin ekzistencë dhe shprehet se qëllimi duhet të jetë vetëm një.
Postimi i Ngjelës:
“Mendoj, prandaj jam – ka thënë një filozof i madh – René Descartes…
Po mendimi?
Ku ke ndërmend të shkosh me të?
Rrugët janë të shumta
Prandaj qëllimi duhet të jetë vetëm një;
Kur qëllimi mungon, rrugët janë vetëm dëshira;
Dëshirat nuk krijojnë mundësi, por vetëm ëndërra;
Qëllimi zbehet nga dëshirat
Por mendimi i saktë të shpëton;
Atëherë?
Ngrihe sa më lart sistemin e të menduarit!
Se mendimi është sistem.”-shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post