Një police u plagos ditën e sotme në protestë, ndërsa u tha se ajo kishte humbur katër gishtat e dorës. Gjendja e saj nuk dihet aktualisht, por humbjen e gishtave e konfirmoi edhe kryeministri Edi Rama.
Por ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të një police që ka qenë e pranishme në protestë dhe shkruan se është ajo që humbi gishtat.
Ai e quan policen “ndrikull” ndërsa i thotë se gishtat mund t’ia vjedhin hajdutët.
Berisha shkruan se vendosja e policëve në reshtin e parë përballë protestuesve është model i Gadafit.
Postimi i plotë:
“Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!
Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu, sipas te cileve ajo ka humbur 4 gishtrinje nga eksploziv i hedhur nga protestuesit. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere.
Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!
ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit. sb“
Diskutime rreth kësaj post