Aksioni i nisur nga OFL-ja për sekuestrimin e makinave luksoze, është komentuar nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Sipas tij, OFL t’iu hedhë një sy makinave të parkuara para Kryesisë së parlamentit dhe të mos bëjë show me postablloqe rrugëve.
Ylli Manjani shkruan:
“Meqë ra fjala, tek Kryesia e Parlamentit parkohen në çdo moment makina super luks.
Mu para syve të Gardës e Policisë. Kryeministria ka pamje të qartë mbi këto makina. Deputetët po e po.
Ndoshta po ti heqë syzet OFL i sheh më qartë dhe ska nevojë të bëjë show me postblloqe rrugëve”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post