Zyrtarët shëndetësorë në Korenë e Jugut besojnë se vendi po kalon një valë të dytë të koronavirusit, me gjithë regjistrimin e një numri relativisht të ulët të rasteve.
Sipas “BBC”-së, bëhet fjalë për vendin që kishte qenë një histori suksesi në trajtimin e COVID-19, por tani pret që pandemia të vazhdojë me muaj.
Shefja e Qendrave të Koresë për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC), Jeong Eun-kyeong, tha se vala e parë zgjati deri në prill.
Megjithatë që nga maji, grupimet e rasteve të reja janë rritur, përfshirë shpërthimet në klubet e natës në kryeqytetin Seul.
Midis atyre periudhave, rastet e konfirmuara ditore kishin rënë nga afro njëmijë në zero infeksione të regjistruara për tre ditë me radhë.
Megjithatë, zyrtarët të hënën thanë se gjatë 24 orëve të fundit, 17 infeksione të reja ishin regjistruar, nga grupime të ndryshme në zyra të mëdha dhe depo.
Dr. Jeong tha që “ringjallja” e fundit e kishte çuar në përfundimin se vendi ishte përballë një vale të dytë të virusit, dhe se ajo priste që ajo të vazhdojë.
Deri më tani, KCDC kishte thënë se vala e parë e Koresë së Jugut nuk kishte mbaruar kurrë me të vërtetë.
Diskutime rreth kësaj post