Një konkurrente e re është bërë pjesë së fundmi e ‘Për’ Puthen’ dhe po flasim për Erikën, e cila që në momentin e parë që u shfaq në studio, ka tërhequr vëmendjen e një prej djemve të dating show, më saktësisht të Bucit, i cili është një nga protagonistët e këtij sezoni.
Buci në fakt ka shprehur pëlqimin e tij të menjëhershëm për Erikën, teksa sot na kanë habitur të gjithëve, pasi që në takimin e parë që ata kanë zhvilluar me njëri-tjetrin, kanë bërë një veprim të pazakontë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në format.
Ata kanë realizuar një një tatuazh të njejtë që në takimin e parë, cka tregon pëlqimin e fortë që kanë për njëri-tjetrin, ose faktin që do bënin gjithcka për të qenë ndryshe nga të tjerët, varet.
Interesante të shohim si do shkojë kjo njohje e tyre dhe kush do e heqë tatuazhin i pari pas disa kohësh. /News31
Diskutime rreth kësaj post