Këtë vit si asnjëherë më parë administratorë provimi do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja e arsimit Besa Shahini ka shpjeguar se praktikantët e mësuesisë të cilët nuk janë të fushës për të cilin do të zhvillohet provimi do të jenë administratorë për Maturën Shtetërore.
Sipas saj, praktikanti do të menaxhojë mbarëvajtjen e zhvillimit të provimeve duke filluar nga shpërndaja e fletëve te testimit për maturantët.
“Përveç oficerëve të sigurisë, punonjësve të #MASR dhe institucioneve të varësisë, administratorë provimi këtë vit në Maturën Shtetërore do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë, të cilët nuk janë as të fushës për të cilin zhvillohet provimi dhe nuk e administrojnë provimin në qytetin ku kanë zhvilluar praktikën”, – shkruan ministrja Shahini.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post