Kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e rinj të kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë gjatë këtij mandati. Mirëpo në sy ra një detaj. Në qeverinë e re të Ramës ka një dominancë femrash.
Do të ketë vetëm 5 burra dhe 12 gra, duke përbërë kështu rekordin më të madh në historinë e qeverisjes në Shqipëri.
Kryeministër- Edi Rama
Zv.kryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër për Punët e Brendshme – Blendi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delinda Ibrahimi
Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë – Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit – Evis Kushi
Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural – Frida Krifca
Ministre për Turizmin dhe Mjedisin – Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali
Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Edona Bilali
Ministre për Rininë dhe Fëmijët – Bora Buzhaqi
Ministre për Standardet dhe Shërbimet – Milva Ikonomi
Diskutime rreth kësaj post