Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar se nxënësit shqiptare tani do të kenë mundësinë të trajnohen nga një mësues ndihmës, ku shton se gjithpërfshirja është prioritet i MASR, duke e quajtur atë si në pikë kyçe për avancimin e mëtejshëm në arsim.
“Gjithpërfshirja është dhe do të mbetet prioritet madhor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në këtë kuadër, kemi ecur më tej duke licencuar për herë të parë mësuesin ndihmës në profilin “Arsim Special”, sepse besojmë fuqishëm se mësuesit ndihmës të mirë-përgatitur janë shtyllë bazë në avancimin e këtij prioriteti,” thotë Shahini.
Në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar aktualisht janë rreth 1,090 mësues ndihmës, numri i tyre po vjen duke u rritur vit pas viti duke ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të nxënësve me aftësi ndryshe në sistemin arsimor.
Diskutime rreth kësaj post