Kryeministri Rama shprehet se pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT vjen një spital i ri. Ai do të përqendrohet i gjithë shërbimi i kirurgjisë, përfshirë edhe urgjencën.
Rama shkruan:
NJE SPITAL ULTRAMODERN PËR KIRURGJINË – Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor.
Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri.
• 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë
• Aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit
• Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale
• Laborator i nivelit të lartë teknologjik
• 120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post