Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë denoncuar tek autoritetet përgjegjëse se testet negative në koronavirus mund të blihen në Serbi edhe në pompa të benzinës.
Maqedonia së fundmi ka marrë një vendim që qytetarët që futen nga Serbia të kenë një test negativ në COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, ata po gjejnë mënyra për të shmangur testimin e vërtetë, falë edhe ofertës.
Mediat maqedonase bëjnë me dije se testet e falsifikuara negative mund të blihen nga 50 deri në 65 euro.
“Transportuesit maqedonas të detyruar të paraqesin një test PCR jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Maqedoni, tregojnë se në jug të Serbisë po bëhet biznes i mirë, por i paligjshëm. Testet negative PCR madje mund të blihen në një pikë karburanti në Vranjë”, shkruan MKD.
Ndër të tjera në shkrim theksohet se teste të tilla të falsifikuara mund të blihen edhe në Nish, ky është një denoncim që është bërë nga qytetarët të cilët kanë theksuar se ata kanë pasur mundësinë për të blerë një test të falsifikuar negativ PCR për 50 euro në aeroport.
Sipas protokollit, çdo qytetar maqedonas në momentin e hyrjes në vend duhet të tregojë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë, e nëse nuk e bën këtë, atëherë dërgohet në karantinë për 14 ditë.
Qeveritë e Maqedonisë dhe Serbisë nuk kanë reaguar në këto paralajmërime të qytetarëve./abcnews
Diskutime rreth kësaj post