Një fëmijë 4-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat nga ekipi shqiptar në Turqi, i vendosur në një nga zonat më të prekura, më konkretisht në Malatya. 3 pjesëtarë të grupit shqiptar, mjekja Aroxhena Mara, Shefi i Shtabit të FA, Arben Kingji dhe mjeku Elton Reso kanë rrëfyer në një intervistë ekskluzive momentet të vështira nga puna e tyre.
Ato kanë qenë në terren edhe gjatë kërkimeve pas tërmetit në Shqipëri në 26 nëntor, mirëpo pranojnë se çdo operacion është krejtësisht i ndryshëm. Kërkimet me shpresën se personi nën rrënoja është i gjallë dhe me këtë besim kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat pas 31 orësh, vajzën 4 vjeçare.
“Sot u gjet një fëmijë 4 vjeçar nën rrënoja, u dëgjuan të ulërimat e tij. E shpëtuam pas 31 orësh”.
“Ekipi jonë arriti që të identifikojë një fëmijë, pastaj me bashkëpunimin e turkut e nxorrën nga rrënojat”.
“Çdo operacion është i ndryshëm, nisim kërkimet me besimin se personi nën rrënoja është i gjallë”, kanë treguar anëtarët e grupit shqiptar në Turqi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post