Përpjekjet për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmetet katastrofike që goditën Turqinë dhe Sirinë, mëngjesin e së hënës vazhdojnë ditë e natë.
Sot pesë ditë nga tërmetet katastrofike numri i viktimave në Turqi e Siri ka shkuar mbi 21 mijë.
Sakaq mes rrënojave dhe vdekjes ka shpresë për jetë.
Një foshnje 10 ditëshe është nxjerrë shëndoshë e mirë nga rrënojat bashkë me nënën, pas 90 orësh. Nënë e bijë ia dolën të qendonin gjallë 90 orë nën rrënoja.
Lajmi për shpëtimin e foshnjës dhe nënës së tij bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë prej përdoruesve shprehën mirënjohjen për shpëtimtarët që nuk kanë reshtur përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë.
“Yagiz Ulas është vetëm 10 vjeç. 90 orë pas tërmetit, ajo u nxorr nga rrënojat me nënën e saj”, ka shkruar Ekrem Imamoglu në Twitter.
Presidenti i Turqisë e quajti tërmetin “katastrofën e shekullit”. Një përpjekje e madhe ndërkombëtare ndihmash po rritet.
Të enjten, Banka Botërore premtoi 1.78 miliardë dollarë ndihmë për Turqinë, duke përfshirë financimin e menjëhershëm për rindërtimin e infrastrukturës bazë dhe mbështetjen e të prekurve nga tërmetet.
Shefi i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se shtrirja e plotë e katastrofës ishte ende “duke u shpalosur para syve tanë”, veçanërisht në Siri, ku një luftë civile e gjatë ka shkatërruar vendin.
Të enjten, ndihma e parë humanitare e OKB-së kaloi kufirin në Sirinë veri-perëndimore përmes vendkalimit Bab al-Hawa të Idlib. Kalimi është e vetmja mënyrë që ndihma e OKB-së mund të arrijë në rajon pa udhëtuar nëpër zonat e kontrolluara nga forcat qeveritare siriane.
Diskutime rreth kësaj post