Moderatorja Fjodora Fjora do t’i bashkohet ‘TVSH-së’ dhe do marrë drejtimin e programit të pasdites në këtë stacion televiziv.
Mes gjithë urimeve për këtë rikthim të saj në ekranqin televiziv, Bieta qe ajo që e bëri urimin e parë publik për të. “Të uroj sukses vërtetë ‘homologe’ edhe pse me pak mërzitje. Do të na mungosh me dritën dhe elegancën tënde në studio”, – shkroi Bieta krah një postimi të Fjodorës.
Ky urim i thjeshtë, aq sa edhe kuptimplotë, na tregoi se televizioni ka edhe këtë anën e sinqertë, ku ‘konkurrentët’ e programeve me pothuajse të njëjtën tematikë e fashë orari, gëzojnë për sukseset e njëri-tjetrit. Ky i urim i Bietës është një shembull i mirë se si në ca raste konkurrenca nuk ia kalon dëshirës për të gëzuar për sukseset e kolegëve.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post