Që prej mbrëmjes së djeshme, Egla, Meritoni dhe Ilnisa gjenden të skualifikuar nga loja e “BBVIP” dhe të izoluar në “Dhomën e Bardhë”, aty ku do të presin deri të shtunën vendimin e publikut, nëse do të rikthejë dy prej tyre në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Kujtojmë se aktorja dhe cifiti, u skualifikuan me zarfet e zinj respektivë nga produksioni, për një situatë që i lidhte të tre, ndërsa vendimi për t’i mbyllur në “Dhomën e Bardhë”, ose ndryshe edhe në “Torturën e Bardhë”, është pritur në mënyra të ndryshme nga publiku, ndërkohë që të gjithë janë kuriozë si do të qëndrojnë ata 3 ditë brenda 4 mureve, me njëri-tjetrin.
E në fakt, duket se bashkëjetesa nuk do të jetë edhe aq e keqe, pasi ditën sot, Egla dhe Meritoni, si rrallë herë, e kanë nisur me një përqafim, duke u përpjekur të “ulin gjakrat” e ditëve të shkuara.
Po ashtu gjatë ditës është vënë re se ata edhe janë stërvitur bashkë dhe janë përpjekur të komunikojnë, pavarësisht temës, ndërsa Egla me Ilnisën e kanë pasur më të vështirë qëndrimin bashkë, duke debatuar më shumë se folur.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post