Gjirokastra ishte qyteti i radhës që priti ‘Foltoren’ e Sali Berishës, i cili ripërsëriti edhe një herë të gjitha akuzat dhe arsyet që sipas tij duhet të mblidhet Kuvendi i PD dhe të shkarkohet Lulzim Basha, personin që e solli vetë dhe vendosi në krye të partisë që themeloi në 1990.
Por një e papritur ka ndodhur gjatë takimit.
Në lokalin ku Sali Berisha kishte organizuar foltoren me demokratët e Gjirokastrës, ka patur shkëputje të energjisë elektrike për pak çaste.
Kjo ka sjellë irritimin e pjesëmarrësve në këtë mbledhje, të cilët nisën të brohorisnin emrin e ish-kryeministrit, në shenjë mbështetje.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post