Dritan Hila, tashmë në oponencë të hapur ndaj qeverisë socialiste, ka bërë një koment me ironi therëse lidhur me garën për kryetarin e Partisë që pritet të zhvillohet mes Edi Ramës dhe Eduart Ndocajt, por ky i fundit, duket se nuk e ka kapur siç duhet sarkazmën dhe e ka falenderuar publikisht Hilën, duke i bërë madje “share” statusit të tij në Facebook.
Dritan Hila shkruante se e “Perkrah fuqimisht kandidaturen e zotit Eduard Ndocaj per kryetar i PS. Me habit armiqesia e shume anetareve te saj kunder tij, nderkohe qe ne kemi tashme drejtues te se njejtit nivel intelektual, ku perfaqesues i denje eshte Taulant Balla, te cilet kane lulezuar edhe me pare fale klimes se ngrohte te krijuar per lulezimin e ketyre talenteve ne kete parti, nga kryetari yne. Nese zoti Ndocaj nuk fiton, zoti Rama, duhet te na garantoje qe nuk do te kete rrjedhje te trurit nga rradhet tona dhe ta emeroje nenkryetar. Jam i bindur qe me treshen Rama-Ndocaj-Balla ne krye, PS nuk ka pse i trembet konkurences”.
Por faqja e Ndocajt në fb ka reaguar duke e faledneruar “z. Hila, ish zv. Ministrin e Mbrojtjes te Qeverise Rama per kete vleresim qe i ben kandidimit te z. Ndocaj!”.
Diskutime rreth kësaj post