Një ndjekje si në filmat aksion. Policia e Shkodrës ka arrestuar 32-vjeçarin Bardhok Qershia. Të riut i është bërë me shenjë nga policia për të qëndruar në fshatin Grude, ndërsa po udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen” me targa AA338NG.
Por 32-vjeçari i ka dhënë edhe më tepër gaz makinës duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve.
Pas një ndjekje për disa minuta Bardhok Qershia ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Policia thotë se në makinë ishte dhe një person i dytë.
Njoftimi i plote i policise per ngjarjen:
Nuk i bindet urdherit të policisë, tenton të largohet pasi transportonte lëndë narkotike, por arrestohet në flagrancë.
Sekuestrohen 22.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
Më datë 17.12.2017, nga forcat e posaçme Shqiponja” u arrestua në flagrancë shtetasi:
B.Q, 32 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër,
Arristimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volkswagen”, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijur lëvizjen me shpejtësi.
Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.
Gjatë tentativës për tu larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithësej 22.5 kilogramë.
Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit B.Q, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post