Fjoralba Ponari dhe partneri i saj, Franci, janë kthyer shumë shpejt në dyshen e preferuar të publikut. Moderatorja ka vetëm pak kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike dhe tashmë nuk ngurron të ndajë herë pas here detaje nga marrëdhënia me Francin.
Ajo ka treguar se partnerit të saj nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në rrjete sociale.
Mirëpo ky detaj sipas një fansi të Fjoralbës do e bëj të vështirë marrëdhënien e saj me Francin dhe ndaj ata duhet të ndahen.
Dikush nga ndjekësit e saj në Instagram i ka shkruar Fjoralbës: ”Unë mendoj që një vajzë ekrani me 1 djalë të thjeshtë që s’do të ekspozohet nuk shkojnë mirë të ndahen”.
Sigurisht Fjoralbës nuk i ka pëlqyer ky koment dhe i ka kthyer ndjekësit përgjigjen që meritonte.
“Ne të zotët e punës mendojmë ndryshe… ti pse shqetësohesh?”, – i është përgjigjur ajo shoqëruar me një ‘sticker’ që lexon “askush nuk të pyeti”.
Diskutime rreth kësaj post