Producentja e “Big Brother Vip 2”, njëkohësisht dhe pronarja e Top Channel, Lori Hoxha, ka zbuluar se kur fillon programi më i ndjekur në Shqipëri që gozhdoi të gjithë shqiptarët para ekranit.
Producentja Hoxha, e pyetur nga ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, shprehet se “Big Brother Vip 2” do të nisë në fund të muajit Dhjetor, menjëherë pas përfundimit të Fifa World Cup 2022.
“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa Ëorld Cup 2022 që do të pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë”, shprehet Lori Hoxha.
Gjithashtu, ajo pohon se deri në nisje të “BBV2”, programacioni ditor dhe ai prime, do të jenë “lart” si gjithmonë, tërheqës, argëtues dhe edukues.
“Por deri atëherë programacioni ditor dhe ai prime do të jetë “on top”, ndaj dhe nuk do e ndjeni shumë mungesën”, shkruan Lori.
Me producente Sara dhe Lori Hoxha, “Big Brother Vip 1”, ishte programi që theu çdo rekord shikueshmërie me audiencën televizive, youtube apo rrjete të tjera sociale.
Edhe sezoni i dytë premton surpriza, por deri atëherë na mbetet të presim se ҫfarë od srviret për publikun.
Diskutime rreth kësaj post