Ka nisur mjaft e ndezur sfida mes Shqipërisë dhe Islandës, teksa kanë mjaftuar vetëm 10 minuta për të nisur polemikat.
Një pengim i Uzunit nga ana e Gunnarsson ka sjellë karton të kuq për miqtë. Gjyqtari fillimisht hezitoi të jepte vendimin, e ndërsa pas sinjalizimit dhe me ndihmën e VAR-it, Bengoetxea mori vendimin drastik.
Sfida vijon të jetë e barabartë 0-0, e ndërsa goditja e dënimit e ekzekutuar nga Bajrami përfundoi jashtë e devijuar në këndore.
Diskutime rreth kësaj post