Në qendër të Tiranës, ka filluar të ndihet atmosfera e festave, mbizotëron harmonia e festave, ndonëse duhen ende ditë nga Krishtlindjet dhe ndërrimi i viteve.
Mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e pemës, duke çelur zyrtarisht javët e festave në Kryeqytet, ku në sheshin “Skënderbej”, mbizotërojnë ngjyrat shumëngjyrëshe që simbolizojnë festat e fundvitit.
Në shesh ishte gjithashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ku edhe u bë ndezja e dritave.
Dritat e pemës janë ndezur mbrëmjen e sotme edhe në qytete të tjera të vendit.
Diskutime rreth kësaj post