Shkencëtarët besojnë se kanë në duar prova që vërtetojnë se një lumë i madh ka qenë në gjendje të rrjedhshme në Mars në të shkuarën.
Studiuesit pretendojnë se shkëmbinjtë në planetin e kuq duket se janë formuar nga uji i rrjedhshëm dhe tani diskutimi që shtrohet është se çfarë lloj lumi ishte ky.
Dëshmia e parë për ekzistencën e të pagëzuarit si “Lumi i Kuq”, erdhi nga imazhet e dërguara nga “Perseverance Mars Rover”, i NASA-s.
Libby Ives nga NASA tha se provat tregojnë që një lum me energji të lartë kishte kaluar nëpër zonë.
“Ishte kënaqësi të shikoje shkëmbinj në një planet tjetër dhe të shikoje procese që janë kaq të njohura”, tha ajo.
Një objektiv kyç për misionin e Perseverance në Mars është astrobiologjia, e cila përfshin kërkimin e shenjave të jetës së lashtë mikrobike.
Roveri do të karakterizojë gjeologjinë e planetit dhe klimën e kaluar, e gjithashtu do të hapë rrugën për eksplorimin njerëzor të Planetit të Kuq.
Diskutime rreth kësaj post