Ngjarje pas ngjarje ka në “Përputhen”, ku tashmë vëmendjen e ka marrë Sara, modelja e ardhur nga Greqia.
Ajo dhe Atdheu patën një takim javën e kaluar dhe shkëmbyen puthje në buzë, por tani duket se janë kthyer në “armiq”.
Atdheu tregoi se ka marrë kërcënime dhe për këtë akuzoi direkt Sarën.
“Ti tani do mbash përgjegjësi, ta dish! Më mori një numër holandez, i thashë jam në spital, ai më tha kam një mesazh nga miku im, i rashë, po s’ma hapi, pastaj më erdhi ky mesazhi kërcënues: “O shoku, largohu nga Sara, po ta them tani kaq pikë”, tregoi Atdheu.
“Unë s’e di pse adresohesh nga unë, unë s’e di kush është njëherë. A je në terezi! Ai është personazh publik, numrin e tij e gjejnë të gjithë, mbase do vëmendje. Nga unë s’ka asnjë lloj kërcënimi”, ia ktheu Sara.
Përpos kësaj, në studio u zbulua se në prapaskenë ka patur një puthje mes Sarës dhe Rinianit, por të dy pranuan se ishte aksidentale.
“Unë nuk jam puthur me Sarën. Unë u ndërrova dhe dola dhe kur po përshëndeteshim, fraksion sekondi më puthi kështu baby kiss dhe i thashë avash moj vajzë!”, u shpreh Riniani.
Ndonëse nuk është pjesë e emisionit fizikisht prej ditësh, sepse është infektuar me Covid-19, Atdheu ka realizuar një lidhje me “Skype”, për “Për’puthen” për të folur rreth dy temave shumë të rëndësishme.
Fillimisht, ai kishte marrë një mesazh kërcënues, nga dikush që i shkruante “O shoku largohu nga Sara dhe hiq dorë! Do ta them vetëm njëherë dhe ta thashë.”
Marrëdhënia mes Sarës dhe Atdheut është shkëputur pas kamerave, pasi thanë se janë tipa të kundërt.
“Numrin e ka shpërndarë Sara, jam i sigurt. E kam gjetur kush ma ka sjellë mesazhin, me emër me foto. Është gjë që rregullohet, po nuk di se çfarë përgjegjësie do marrë Sara pastaj! Më ka marrë dhe një numër holandez, më tha kam një mesazh nga një miku im. Kur e mora unë më pas nuk e hapi dhe pastaj më erdhi ky mesazhi nga Dubai. Kërcënim i lodhur. Duhet të merret seriozisht sepse ne kemi ardhur aty për të gjetur dashurinë, jo për të marrë kërcënime. Nëse Sara ka pas ndonjë problem me mua, le ta thotë këtu”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me puthjen në prapaskenë me Rinianin, Sara dha një version tjetër. “Ne kemi qenë duke ikur, unë u takova me Rinianin dhe siç ndodh, njeri ngatërrohet, është thjesht një cekje buze, kaq. Nuk e di pse iu dha kaq rëndësi”.
Diskutime rreth kësaj post