Një qytetar ka denoncuar me video, vjedhjen e një makine në Fushë Krujë, po ajo ç’ka e bën të rëndë situatën është indiferenca e Policisë ndaj rastit, e cila e ka këshilluar të hetojë privatisht.
Ish-Kryeministri Berisha, që e ka publikuar mesazhin e qytetarit dhe videon, ka reaguar me këtë koment: “Ja si vidhen makinat në Fushë Krujë dhe Narkopolicia ndihmon hajdutët! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital,” ka ftuar ai.
Më poshtë, mesazhi dhe videoja e qytetarit denoncues si dhe teksti origjinal publikuar në profilin e ish-Kryeministrit në Fb.
“Mirëmbrëma Dr. Sali Berisha …
Me keqardhje po doja t’ju shkruaja, duke e menduar si shqetësim për juve. Ngaqë jam banues në Fushë Krujë dhe më datë 10 korrik 2018 është vjedhur në prani të kamerave një mjet i tipit “Mercedes” me vlerë 10 000 euro dhe një mjet tjetër.
“Mercedes”-i është në pronësi të mikut tim. S’kemi lënë dyer e vend të instuticioneve shtetërore të Fushë Krujës dhe Krujës për të denencuar dhe për të marrë masa për gjetjen ose vendosjen e Policisë së Shtetit në aksion për të bërë kërkime në bazë të kamerave të një biznesi, që e kanë filmuar momentin e vjedhjes dhe momentin e drejtimit se nga kanë ikur grabitësit.
Mbasi është bërë ky denoncim në komisariatet e Policisë, përgjigja që kemi marrë është që “s’kemi ç’të bëjmë, por nëse mundeni, ta kërkoni privatisht!”.
Dhe ka 13 ditë, asnjë dosje e hapur për këtë çështje dhe asnjë pergjigje mbi tëe. Asnjë interes mbi këtë dëm material.. Amund t’i themi këtij, “shtet”, që s’merr masa për asgjë?.
Ju faleminderit për mirëkuptimin; ju lutem bëni diçka që ta marrin vesh ç’bëhet aty ku ekziston drejtimi i një shteti në sens të gabuar. Kjo është një pjesë e shkëputur nga filmimi në orët e para të mëngjesit kur nga makinë “Mercedes” dalin 2 persona të maskuar me kapuç, dhe nje pa asnjë lloj maskimi që do të ishte shumë e shumë e lehtë për verifikim nga Policia po t’u merrte përsipër nga vetë ajo. Por për fat të keq, akoma s’është bërë asgjë”.
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post