Efektivët shqiptarë kanë përfunduar me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive dhe janë kthyer në atdhe. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”.
Rama shkruan se trupa të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliti, të cilët u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve janë kthyer në atdhe me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë.
“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive. Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.88
Diskutime rreth kësaj post