Vajza e vogël e Kim Jong Un shihet si trashëgimtarja e babait të saj, ka deklaruar agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut po e stërvit atë të bëhet anëtari i katërt i dinastisë që udhëheq vendin.
Spekulimet për Kim Ju Ae, e cila duhet të jetë rreth 10 vjeç, kanë qenë të përhapura që kur ajo bëri daljen e saj të parë publike në nëntor 2022, kur mori pjesë në një testim rakete me rreze të gjatë veprimi me babanë e saj. Që nga ajo kohë Joo Ae e ka shoqëruar babanë e saj në ngjarje të rëndësishme publike.
Mediat shtetërore plotësisht të kontrolluara në Korenë e Veriut e kanë quajtur atë “fëmijën më të dashur” ose “më të respektuar” të liderit, ndërsa kanë publikuar foto që demonstrojnë statusin e saj politik në rritje dhe afërsinë me të atin.
Agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut bëri vlerësimin e saj për rolin e ardhshëm të vajzës së re bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të aktiviteteve të saj publike, raporton Guardian.
Me sa duket, një gjeneral i lartë u gjunjëzua dhe i pëshpëriti diçka kur ajo duartrokiste ndërsa shikonte një paradë ushtarake në shtator. Ajo u fotografua gjithashtu duke qëndruar përballë babait të saj gjatë një vizite në Shtabin e Forcave Ajrore në nëntor, të dy babai dhe vajza mbanin syze dielli dhe xhaketa të gjata lëkure.
Dhe në prag të Vitit të Ri në një stadium të mbushur në Pyongyang, Kim Jong Un e puthi në faqe dhe ajo puthi babanë e saj.
Pyetja aktualisht pa përgjigje është pse Kim po i bën këto lëvizje pasi ai është vetëm 40 vjeç dhe nuk ka asnjë problem serioz shëndetësor. Kim ka një djalë më të madh se Joo-ae dhe një fëmijë më të vogël se ajo, por nuk dihet nëse është djalë apo vajzë.
Diskutime rreth kësaj post