Njerëzit të cilët ndjehen të përgjumur gjatë ditës kanë tre herë më shumë gjasa të preken nga sëmundja Alzheimer-it.
Sipas një studimi të fundit u zbulua, pa marrë parasysh se çfarë arsye – nëse është mungesa e gjumit, stresit ose diçka tjetër – se përgjumja gjatë ditës përbën rrezik më të lartë për tu prekur nga sëmundja.
Ekipi i hulumtimit në Johns Hopkins, duke punuar me Institutin Kombëtar të Plakjes, tha se gjetjet e tyre janë pjesë e një valë hulumtimi që tregojnë se gjumi mund të jetë më i rëndësishëm për shëndetin tonë sesa mendojmë.
“Faktorët si dieta, stërvitja dhe aktiviteti kognitiv janë njohur gjerësisht si caqe të rëndësishme potenciale për parandalimin e sëmundjes Alzheimer, por gjumi nuk është si vendosur si një faktor i rëndësishëm, edhe pse kjo mund të ndryshojë”, thotë Adam P. Spira, PhD profesor në Departamentin e Shëndetit Mendor në Shkollën Johns Hopkins Bloomberg të Shëndetit Publik.
Nëse gjumi i shqetësuar kontribuon në sëmundjen Alzheimer, “shton ai,” ne mund të jemi në gjendje të trajtojmë pacientët me problemet e gjumit për të shmangur këto rezultate negative “.
Diskutime rreth kësaj post