Qyteti i Shkodrës është mbushur plot me tifozë të Kosovës, të cilët kanë ardhur për të mbështetur skuadrën e kombëtares për ndeshjen që do të luhet midis Kosovës dhe Islandës.
Ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për Kampionatin Botëror 2018.
Që pas orës së mesditës në doganën e Morinit mijëra tifozë nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë kaluar kufirin.
Tifozët shprehen se presin një rezultat pozitiv si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën.
Tofozët kanë bërë me dije se rreth 40 autobus do të udhëtojnë për në Shkoder,ku do të krijohet një atmosferë festive në mbështetje të skuadrës së tyre. Ndërkohë policia e kosovës dhe ajo e do të shoqërojë tifozët përgjatë rrugës së kombit.
Diskutime rreth kësaj post