Policia italiane ka arrestuar një tifoz shqiptar i cili akuzohet se ka hedhur tymuese në fushën e lojës gjatë ndeshjes së djeshme mes Italisë dhe Shqipërisë duke detyruar gjyqtarin slloven të ndërpresë takimin për 10 minuta, pasi stadiumi i Palermos u rrethua nga tymi dhe mjegulla.
Sipas mediave italiane, tifozi shqiptar është vënë në pranga nga njësia e specializuar DIGOS dhe ai akuzohet për shkelje të rregullave në manifestime sportive.
Ndërkohë mësohet se janë identifikuar edhe 77 tifozë të tjerë të kombëtares shqiptare, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë përfshirë në hedhjen e fishekzjarrëve dhe tymueseve mbrëmjen e djeshme në “Renzo Barbera”.
Sipas shtypit italian, kombëtarja shqiptare rrezikon një gjobë të rëndë nga UEFA dhe me shumë gjasë edhe pezullimin për të mos luajtur në fushën e saj takimet e ardhshme eliminatore.
Diskutime rreth kësaj post